<
Udhëzime, Drejtoria e BNJ
.::: Procedura për njohjen e diplomave të lëshuara nga UART, jashtë Republikës së Shqipërisë
Studentët e diplomuar në Universitetit të Arteve, në ciklin e parë apo të dytë të studimeve, të cilët për qëllime studimi apo punësimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duan të bëjnë njohjen e diplomës së lëshuar pranë UART, duhet të ndjekin procedurën si më poshtë:
FAZA 1
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe të listës së notave, të përkthyer në gjuhën zyrtare të shtetit për të cilin kërkohet, e cila do të pajiset me vulë dhe firmë të njomë nga Rektori.
- Këto dokumenta, studenti i dërgon në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) për vulë apostile.
FAZA 2
- Më tej, studenti duhet të bëjë një kërkesë për programet mësimore, përmes email tek adresa [email protected].
Programet mësimore në UART kërkohen pasi studentët janë pajisur më parë me listë notash të ciklit që kanë përfunduar. Tarifa për 1 (një) lëndë të programit mësimor është 300 lekë.
- Këto programe, studenti i përkthen në gjuhë të huaj, pa qenë nevoja për t’i dërguar në MEPJ për vulë apostile dhe i mban kur niset jashtë Republikës së Shqipërisë.