Konkursit për Kompozitorët e Rinj CESK ZADEJA
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, shpall të hapur edicionin e dytë të Konkursit për Kompozitorët e Rinj “Çesk Zadeja”, që synon të inkurajojë krijimtarinë e re të veprave muzikore origjinale nga kompozitorët e rinj në Shqipëri. Kjo edhe në kuadër të programit të parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”.
Të gjithë të interesuar për të marrë pjesë në konkurs, duhet të dërgojnë në mënyrë elektronike, pranë [email protected]:
- Një video prezantimi të vetes dhe punës së tij/ saj;
- formularin e aplikimit të plotësuar (të cilën e gjeni në Web-in zyrtar të TKOB-së);
- Kartën e identitetit ose pasaportë;
- Portofoli i veprimtarisë së krijuesit (CV);
- Diplomë;
- Dy fotografi të përditësuara;
- Partiturën e veprës të shkruar me një program notëzimi (Finale, Sibelius, Dorico etj);
Thirrja për krijuesit e rinj, për vitin 2023, do të pranojë aplikime nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, për kategorinë Muzikë Instrumentale dhe Vokale e Dhomës. Veprat e plota do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një juri me personalitete të fushës, shqiptarë e të huaj.
Nëpërmjet këtij konkursi do të përzgjidhen për tu interpretuar vetëm veprat e 3 çmimeve fituese, si më poshtë vijon:
- Çmimi i Parë, “Çesk Zadeja 2023”,
- Çmimi i dytë “70 vjetori i TKOB-së”, vepër muzikore vokale instrumentale
- Çmimi i tretë;
Për çdo informacion e detaj të hollësishëm ju ftojmë të vizitoni Web-in zyrtar të TKOB-së ose të shkruani në email-in [email protected].