Aplikimi për Bursë, 2024
Njoftohen studentët e Universitetit të Arteve të cilët aplikojnë për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë, për vitin akademik 2024-2025, se duhet të dorëzojnë aplikimet/ formularin dhe të gjithë dokumentacionin provues, fizikisht dhe elektronikisht nëpërmjet email, tek zyra e administratës pranë Fakultetit përkatës.
SHËNIM: Studentët me mesatare 9 deri në 10 (kriteret 9 dhe 10 sipas formularit për aplikim), nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga Sekretaria Mësimore.
Adresat email janë:
- Për Fakultetin e Muzikës, Nermin Zebi - [email protected]
- Për Fakultetin e Artit Skenik, Enela Mastori - [email protected]
- Për Fakultetin e Arteve të Bukura, Arta Dashi - [email protected]
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 Nëntor, 2024.
Në vijim gjeni formularin:
Për më shumë informacion ju ftojmë të shfletoni:
UNIVERSITETI I ARTEVE