Njoftim
Të nderuar studentë,
Në kuadër të Projektit CARTES - No 2016-1-ES01-KA107-024820, të Programit Erasmus +, nga Antonio Failde Arts School, Ourense Spanjë ofrohen 5 bursa mobiliteti për disiplinat Grafikë Design dhe Multimedia (Fotografi) për një periudhë 3 mujore secila për t'u zhvilluar gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2017-2018.
Po ashtu, Mestre Mateo School of Art and Design, Santiago de Compostella ofron 2 bursa mobiliteti për disiplinën Fashion Design për një periudhë 3 mujore secila për t'u zhvilluar gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2017-2018.
Studentët e interesuar të aplikojnë janë të lutur të konsultojnë Rregulloren për Implementimin e KA107 – International Credit Mobëlity – Mobiliteti Ndërkombëtar, të programit Erasmus+, e cila gjendët në paketën e aplikimit të studentëve.
KUJDES!
Shkollat e sipërpërmendura janë 4 vjeçare dhe ofrojnë maksimalisht 240 ECTS. Ky detaj bën të pamundur njohjen e krediteve për studentët e vitit të dytë Master, pasi kuota e 240 ECTS mbyllet me vitin e parë Master.
Dokumentacioni për t'u dërguar me email pranë adresës [email protected] është si më poshtë:
Faza I.
- Listë notash aktuale nga sistemi ESSE3
- Dëshmia e gjuhës Angleze, niveli B2.
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave të mësipërme, 20 Shtator, ora 16.00.
Faza II.
Për ata që plotësojnë kushtin e mesatares dhe të njohjes së gjuhës së huaj vijojnë dokumentat e mëposhtëm:
- Formular Aplikimi
- Learning Agreement
- CV Format europian
- Letër Motivimi
- Letër Rekomandimi
Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentave të mësipërme, 22 Shtator, ora 16.00.