Qyteti i Arteve, 2019
Në kuadrin e “Paktit me Universitetin”, dhe marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve, Ministria e Kulturës ka shpallur thirrjen për aplikim për projekte artistike në kuadër të programit “Qyteti i Arteve” me qëllim mbështetjen e mundshme të këtij programi në kuadrin e pasurimit të jetës artistike në vend, rritjen e konkurrencës në tregun artistik si dhe për rritjen e mundësisë së personelit akademik dhe studentor që të prezantojnë arritjet më të mira krijuese dhe interpretuese në Universitetin e Arteve.
Janë të ftuar të gjithë studentët dhe pedagogët e të gjitha fakulteteve të marrin pjesë ne këtë program duke paraqitur aplikimet e tyre.
Aplikimet duhet të prezantohen në formatin Word dhe duhet të përmbajnë në mënyrë të përmbledhur:
- Përshkrimin e projektit
- Qëllimin e projektit
- Kostot financiare të projektit
Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën [email protected] dhe në hard copy ne zyrën e Zv. Rektorit brenda datës 30 Maj 2019.